Autokracia e mbretit të Bahrejnit, pikënisje revolucionit të Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69277-autokracia_e_mbretit_të_bahrejnit_pikënisje_revolucionit_të_bahrejnit
Gazetari dhe përgjegjësi i dosjes bahrejnase në "Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve", Revolucionin e 14 shkurtit 2011 e ka konsideruar si rezultat i një shpërthimi të zemërimit të popullit bahrejnas ndaj autokracisë supreme të Sheik Hamd bin Isa Al Khalifa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 07:30 Europe/Tirane
  • Autokracia e mbretit të Bahrejnit, pikënisje revolucionit të Bahrejnit

Gazetari dhe përgjegjësi i dosjes bahrejnase në "Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve", Revolucionin e 14 shkurtit 2011 e ka konsideruar si rezultat i një shpërthimi të zemërimit të popullit bahrejnas ndaj autokracisë supreme të Sheik Hamd bin Isa Al Khalifa.

Gazetari bahrejnas Hasan Jusef u dëbua në Liban për shkak të kritikave ndaj regjimit Al Khalifa. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky gazetar në 14 shkurt 2001 ka publikuar një postim me titull "Pakti i pajtimit kombëtar" duke kërkuar reforma, por shpejt ai fshiu këtë postim dhe në 14 shkurt 2002 në Bahrejn u miratua një kushtetutë e re, e cila përveç intensifikimit të diskriminimit fetar dhe bile edhe familjar nga ana e familjes në pushtet, ju dhanë të gjitha kompetencat si ato qeveritare, parlamentare dhe gjyqësore mbretit të këtij vendi dhe kjo gjë ka shkaktuar rritjen e zemërimit të popullit bahrejnas, duke shpërthyer në protesta në 14 shkurt 2011. Hasan Jusef, duke iu referuar vazhdimit të revolucionit të Bahrejnit pas gjithë këtyre viteve, shtoi se gjatë këtyre viteve qindra njerëz u plagosën nga sulmet brutale të forcave të sigurisë bahrejnase dhe dhjetëra qytetarë u dëbuan nga vendi dhe tani më shumë se 4000 të burgosur vazhdojnë të torturohen. Ky gazetar bahrejnas, duke ju referuar dënimeve me vdekje nga ana e regjimit Al Khalifa kundër 21 personave që kërkojnë të drejtat e tyre më themelore, ka thënë: Sipas statistikave të fundit, në Bahrejn deri në fillim të vitit 2017 janë regjistruar mbi 1,000 shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe mediave.