Fillon punën samiti i Asamblesë Irakiane të Unitetit Islamik në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69281-fillon_punën_samiti_i_asamblesë_irakiane_të_unitetit_islamik_në_bagdad
Ka filluar punimet në Bagdad samiti i Asamblesë Irakiane të Unitetit Islamik me pjesëmarrjen e këshilltarit për çështje ndërkombëtare të Liderit suprem dhe të përfaqësuesve të dhjetëra vendeve islamike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 07:31 Europe/Tirane
  • Fillon punën samiti i Asamblesë Irakiane të Unitetit Islamik në Bagdad

Ka filluar punimet në Bagdad samiti i Asamblesë Irakiane të Unitetit Islamik me pjesëmarrjen e këshilltarit për çështje ndërkombëtare të Liderit suprem dhe të përfaqësuesve të dhjetëra vendeve islamike.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ka filluar sot (e shtunë) samiti i parë i Asamblesë Irakiane të Unitetit Islamik ku po marrin pjesë më shumë se 10 vende islamike duke përfshirë Republikën e Iranit, Sirinë, Libanin, Palestinën, Turqinë, Katarin, Algjerin, Marokun dhe dyzet mendimtarë islamikë. Qëllimi i takimit është forcimi i frymës së unitetit kombëtar mes shiitëve dhe sunnitëve të Irakut dhe solidariteti i këtij vendi me vendet e tjera islamike. Sipas irakianëve, pjesëmarrja e Teheranit në samitin e Irakut u njoftua me qëllim të mbështetjes të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për popullin irakian dhe qeverinë e Irakut në qarqet politike dhe të sigurisë.