Arrestohen disa pjesëtarë të ISIS në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69349-arrestohen_disa_pjesëtarë_të_isis_në_kirkuk
Burime nga prokuroria e provincës Kirkuk njoftuan për arrestimin e disa pjesëtarëve të ISIS të cilët ishin përgjegjës për çështjet e sigurisë së këtij grupi terrorist takfirist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa pjesëtarë të ISIS në Kirkuk

Burime nga prokuroria e provincës Kirkuk njoftuan për arrestimin e disa pjesëtarëve të ISIS të cilët ishin përgjegjës për çështjet e sigurisë së këtij grupi terrorist takfirist.


Hamed Latih hetues i përgjithshëm i prokurorisë së Kirkukut ka thënë se pas shpërthimit terrorist në qytetin Dagug të provincës Kirkuk forca e sigurisë irakiane u angazhuan për mbledhjen e informacioneve dhe më pas arrestuan elementët e ISIS përgjegjës për këtë sulm. Personat e arrestuar kanë qenë përgjegjës për sigurinë e grupit terrorist ISIS. Këta persona tashmë janë arrestuar dhe mbahen në burg deri në ditën e gjykimit të tyre ka thënë në fjalën e tij hetuesi Latih. Nga ana tjetër forcat popullore të Irakut kanë neutralizuar një përpjekje të ISIS për të depërtuar në rajonin Tel Safuk në kufiri e Sirisë. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut më 9 dhjetor të vitit 2017, zyrtarisht ka shpallur çlirimin e Irakut nga pushtimi i ISIS mirëpo në këtë vend ekzistojnë akoma elementë të këtij grupi terrorist takfirist të cilët në mënyrë të fshehur herë pas here kryejnë akte terroriste në zona të ndryshme të Irakut.