Vriten dhe plagosen disa palestinezë në sulmin e sionistëve në Gaza
Nga sulmi me topa të ushtrisë së regjimit sionist në jug të rripit të Gazës 4 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Sipas një njoftimi të agjencisë Saba Today, Eshraf Gedare zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza njoftoi se avionët luftarakë dhe topat e ushtrisë sioniste kanë sulmuar zonat jugore të rripit të Gazës. Regjimi sionist që nga përfundimi i luftës së vitit 2014 me pretekste të ndryshme disa herë ka sulmuar nga ajri, toka dhe deti rripin e Gazës. Rripi i Gazës prej vitit 2006 mbahet i rrethuar nga ajri, toka dhe deti nga forcat e regjimit sionist, bllokadë që ka shkaktuar probleme të shumta për banorët palestinezë të këtij rajoni. Gaza dhe shumë rajone të Palestinës vazhdimisht organizojnë protesta që kanë nisur për shkak të vendimit të presidentit amerikan. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.