Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytezën Ketaf të provincës Saade në veri të jemeni duke lënë të paktën 19 të vrarë mes tyre shumë femra dhe fëmijë.
Në këtë sulm janë plagosur shumë civilë të tjerë jemenas, njofton agjencia IRNA e lajmeve. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.