Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69355-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytezën Ketaf të provincës Saade në veri të jemeni duke lënë të paktën 19 të vrarë mes tyre shumë femra dhe fëmijë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytezën Ketaf të provincës Saade në veri të jemeni duke lënë të paktën 19 të vrarë mes tyre shumë femra dhe fëmijë.

Në këtë sulm janë plagosur shumë civilë të tjerë jemenas, njofton agjencia IRNA e lajmeve. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.