Kandidatët e ISIS në zgjedhjet parlamentare të Irakut!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69367-kandidatët_e_isis_në_zgjedhjet_parlamentare_të_irakut!
Kreu i Bordit të Shpëtimit të provincës Anbar njoftoi emërimin e një numri elementesh të grupit terrorist ISIS në zgjedhjet parlamentare të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2018 09:35 Europe/Tirane
  • Kandidatët e ISIS në zgjedhjet parlamentare të Irakut!

Kreu i Bordit të Shpëtimit të provincës Anbar njoftoi emërimin e një numri elementesh të grupit terrorist ISIS në zgjedhjet parlamentare të Irakut.

Kreu i Bordit të Shpëtimit të provincës Anbar, Hamid Al Hajes, tha se një numër elementësh të grupit terrorist ISIS janë caktuar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për t'u zhvilluar në Irak. Al Hajes shtoi: "Ne kemi monitoruar procesin e emërimit për 6 deri në 8 kandidatë të lidhur me ISIS dhe do të marrim masat e nevojshme për të dëbuar ata nga procesi zgjedhor". Ai konfirmoi lajmin për kthimin e ISIS në provincën Anbar, duke thënë se dhjetëra pjesëtarë të ISIS janë kthyer në këtë provincë.