Arrestohen 7 komandantë të ISIS në jug të Mosulit
(last modified Sun, 18 Feb 2018 13:39:43 GMT )
Shkurt 18, 2018 14:39 Europe/Tirane
  • Arrestohen 7 komandantë të ISIS në jug të Mosulit

Një zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Provincës Ninva njoftoi për arrestimin e shtatë udhëheqësve të lartë të ISIS në jug të Mosulit.

Forcat e sigurisë, në bashkëpunim me forcat lokale në zonën e Hamam Al Ali në Mosulin jugor, në veri të Irakut, arrestuan shtatë komandantë të ISIS në Ninva, tha zëdhënësi i Komandës së Operacioneve të  Provincës Ninva, Mohamed Al Xhaburi. Zëdhënësi i Komandës së Operacioneve të Provincës Ninva tha: "Këta individë kanë lëshuar një urdhër për të ekzekutuar më shumë se 200 qytetarë irakianë në zonën Hamam Al Ali". Al Xhaburi u ka bërë thirrje të gjithë atyre të prekurve nga ky grup terrorist që t'i padisin ata. Grupi terrorist ISIS në vitin 2014, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë dhe arabë, duke përfshirë Arabinë Saudite, pushtuan Irakun nga një gamë e gjerë rajonesh veriore dhe perëndimore dhe kryen krime të panumërta.