Vazhdojnë krimet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69431-vazhdojnë_krimet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Krimi më i fundit i bombardimit të provincave Saade dhe Hoxha në Jemen, ka rezultuar me vrasjen e 20 civilëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2018 07:17 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e Arabisë Saudite në Jemen

Krimi më i fundit i bombardimit të provincave Saade dhe Hoxha në Jemen, ka rezultuar me vrasjen e 20 civilëve.

Agjencia Saba e lajmeve njofton se avionët sauditë kanë bombarduar zona të ndryshme të provincave Saade dhe Hoxha në Jemen ku në mesin e të vrarëve gjenden shumë gra dhe fëmijë. Ndërkohë mësohet se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë rrëzuar një dron të Arabisë Saudite në provincën Saade. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.