Sulmet e avionëve sionistë në jug të Rafas
Avionët sionistë sulmuan të hënën në mëngjes me 10 raketa disa zonat në qytetin Rafah në jug të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, njëkohësisht me arrestimet e natës së mbrëmshme në BPLJ, avionët izraelitë kanë kryer sulme ndaj ndërtesave në jug të Rripit të Gazës, duke synuar tunelet e forcave të rezistencës dhe me këtë rast kanë shkaktuar dëme të rënda në lagjen Al Nahda në qytezën AL Shuke në lindje të qytetit Rafa. Mbrëmë, regjimi sionist ka bërë të ditur se një raketë ishte gjuajtur në vendbanimin Siderot në verilindje të Rripit të Gazës, por që nuk kishte lënë asnjë viktimë. Sot, të paktën gjashtëmbëdhjetë palestinezë u arrestuan në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor. Që nga 6 dhjetori 2017, kur presidenti amerikan Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist, krimet e këtij regjimi janë intensifikuar dukshëm kundër popullit palestinez.