Një tjetër shpërthim trondit Bagdadin
5 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.
Ky shpërthim ka ndodhur ditën e hënë në rajonin Kerade të kryeqytetit irakian. Menjëherë pas shpërthimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e ndihmës së shpejtë për tu ardhur në ndihmë personave të plagosur. Terroristët e ISIS pas disfatës së madhe përballe ushtrisë së Irakut, sidomos pas çlirimit të këtij vendi nga prania e terroristëve, kanë zgjeruar sulmet terroriste me qëllim që të përhapin tmerr dhe frikë në mesin e popullit irakian. Grupi terrorist ISIS, prej vitit 2014, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës, Arabisë Saudite dhe aleatëve të tyre, sulmoi Irakun dhe uzurpoi disa territore kryesisht në veri dhe perëndim të këtij. Gjatë pushtimit të Irakut, grupi terrorist ISIS ka kryer krime të shumta ndaj popullatës civile. Mirëpo ushtria irakiane e ndihmuar nga forcat vullnetare dhe të rezistencës, si dhe me ndihmën e konsulentëve të Republikës Islamike të Iranit, ka arritur të çlirojë të gjitha zonat e pushtuara nga ISIS dhe pothuajse i ka dhënë fund pranisë së këtij grupi terrorist në Irak.