Mishel Aun: Izraeli nuk ka kapacitet për të sulmuar Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69631-mishel_aun_izraeli_nuk_ka_kapacitet_për_të_sulmuar_libanin
Presidenti i Libanit ka theksuar unitetin e libanezëve për të mbrojtur kufijtë e vendit të tyre dhe ka thënë se situata aktuale nuk do ta lejojë regjimin sionist të bëjë ndonjë agresion kundër Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2018 07:35 Europe/Tirane
  • Mishel Aun: Izraeli nuk ka kapacitet për të sulmuar Libanin

Presidenti i Libanit ka theksuar unitetin e libanezëve për të mbrojtur kufijtë e vendit të tyre dhe ka thënë se situata aktuale nuk do ta lejojë regjimin sionist të bëjë ndonjë agresion kundër Libanit.

Mishel Aun, presidenti i Libanit, në një intervistë me kanalin televiziv Al-Sumerija" të Irakut, në lidhje me përsëritjen e luftës së vitit 2006 me regjimin sionist, deklaroi: "Situata nuk ka ndryshuar në rajonin e Lindjes së Mesme, por situata aktuale nuk do ta lejojë Izraelin që të sulmojë kufijtë e Libanit". Vlen të theksohet se më 12 gusht të vitit 2006, regjimi sionist me mbështetjen e disa vendeve arabe, evropiane dhe të Amerikës, sulmoi Libanin dhe pas 33 ditëve pranoi disfatën nga Hezbullahu i Libanit dhe u tërhoq nga kjo luftë. Presidenti i Libanit në lidhje me takimin e fundit të tij me Rex Tillerson, sekretarin amerikan të shtetit, deklaroi: "Në këtë takim është theksuar në mbrojtjen e të drejtave të kufijve detar të Libanit.