ISIS merr përgjegjësin për sulmin në Kabul
Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Kabul ndërsa në të njëjtën kohë janë kryer sulme terroriste të ngjashme në jug dhe në perëndim të Afganistanit.
Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Kabul, duke publikuar një deklaratë në faqen e tij, raporton Fox News. Sulmi, i cili ndodhi këtë mëngjes, vrau të paktën një person dhe plagosi gjashtë të tjerë. Në të njëjtën kohë, Ministria Afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kanë sulmuar një postbllok të ushtrisë në krahinën perëndimore Farah, duke vrarë 18 trupa afgane dhe duke plagosur 2 të tjerë. Tre forca afgane të sigurisë u vranë gjithashtu nga shpërthimi i dy autobombave në provincën jugore të Helmandit dhe shtatë të tjerë u plagosën.