Kurdët bien dakord për hyrjen e ushtrisë në Manbaxh
(last modified Sun, 25 Feb 2018 14:46:11 GMT )
Shkurt 25, 2018 15:46 Europe/Tirane
  • Kurdët bien dakord për hyrjen e ushtrisë në Manbaxh

Ushtria e Sirisë në bazë të marrëveshjes së arritur me forcat e Sirisë demokratike, së shpejti do të hyjë në qytetin Manbaxh.

Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar burime të sigurisë, njoftoi se ushtria e Sirisë dhe forcat e Sirisë demokratike kanë arritur marrëveshje që gjatë ditëve të ardhshme forcat e ushtrisë siriane të hyjnë në qytetin Manbaxh në pjesën veriore të provincës Alepo i cili aktualisht kontrollohet nga kurdët. Në qytetin Manbaxh të cilin Ankaraja e konsiderohen destinacion të dytë pas Afrinit në operacionet ushtarake "Dega e Ullirit" në veriperëndim të Sirisë, ndodhet edhe baza e forcave ushtarake amerikane. Nuri Mahmud, zëdhënësi i forcave kurde, dy ditë më par kishte deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë kanë hyrë në qytetin Tel Raf'at. Nuri Mahmud në vazhdim i ka bërë thirrje forcave të ushtrisë siriane për të mbrojtur territorin e këtij vendi përball agresionit ushtarak të Turqisë.

Tags