Izraeli vendos për zgjerimin e kolonive hebreje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69941-izraeli_vendos_për_zgjerimin_e_kolonive_hebreje
Kabineti izraelit ka miratuar ndërtimin e 350 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor të okupuar pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër politikave pushtuese dhe kolonizuese të regjimit të Tel Avivit në tokat palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 16:56 Europe/Tirane
  • Izraeli vendos për zgjerimin e kolonive hebreje

Kabineti izraelit ka miratuar ndërtimin e 350 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor të okupuar pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër politikave pushtuese dhe kolonizuese të regjimit të Tel Avivit në tokat palestineze.

Njësitë do të ndërtohen në vendbanimin Netiv Ha'avot, i cili ndodhet në jug të qytetit Bethlehem në Bregun Perëndimor. Duke iu drejtuar kabinetit gjatë takimit të tij të përjavshëm të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu falënderoi ministrin e financave Moshe Kahlon dhe autoritetet e tjera të larta për përpjekjet e tyre në caktimin e fondeve që kërkonin shkurtime të posaçme në institucione të ndryshme. "Banorët e Netiv Ha’avotit kanë qenë duke pritur një kohë të gjatë për këtë," tha Netanjahu. Ndërkohë, Netanjahu paralajmëroi gjithashtu ministrat kundër nxitjes së një zgjerimi masiv të vendbanimit ku u vra rabini izraelit Itamar Ben-Gal, duke argumentuar se ky veprim do të zemëronte administratën e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Netanjahu iu përgjigj kërkesave të bëra në emër të vejushës së Ben-Gal, Miriam, e cila bëri thirrje për ndërtimin e 800 shtëpive në koloninë hebreje, Har Brasha, në përgjigje ndaj një sulmi të kohëve të fundit që vrau bashkëshortin e saj.