Njësitë speciale të ushtrisë së Turqisë hyjnë në rajonin Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69985-njësitë_speciale_të_ushtrisë_së_turqisë_hyjnë_në_rajonin_afrin
Forcat e njësive speciale të policisë dhe xhandarmërisë së Turqisë kanë hyrë në rajonin Afrinë për tu dislokuar në zonat e spastruara në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2018 11:45 Europe/Tirane
  • Njësitë speciale të ushtrisë së Turqisë hyjnë në rajonin Afrin

Forcat e njësive speciale të policisë dhe xhandarmërisë së Turqisë kanë hyrë në rajonin Afrinë për tu dislokuar në zonat e spastruara në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mediat e Turqisë kanë njoftuar për hyrjen e forcave të njësive speciale të ushtrisë së këtij vendi në rajonin Afrin në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" në veri të Sirisë. Sipas gazetës "Yeni Şafak", forcat e njësive speciale të policisë dhe xhandarmërisë së Turqisë sot (të hënën) nëpërmjet korridoreve kufitare Hasa në provincën Hatay dhe Gol Baba në provincën Kilis, kanë hyrë në rajonin Afrin në veri të Sirisë. Burime nga Ministria e Brendshme e Turqisë kanë konfirmuar këtë lajm dhe kanë thënë se misioni i njësive speciale të dislokuara në fshatrat dhe rajonet nën kontrollin e operacioneve "Dega e Ullirit", është të mos lejojnë depërtimin e forcave të YPG në këto rajone dhe të kryejnë operacione urbane në Afrin.