Grat siriane shfrytëzohen seksualisht në shkëmbim të ushqimit
(last modified Tue, 27 Feb 2018 11:30:49 GMT )
Shkurt 27, 2018 12:30 Europe/Tirane
  • Grat siriane shfrytëzohen seksualisht në shkëmbim të ushqimit

Disa punëtorë të organizatave ndërkombëtare humanitare në Siri po abuzojnë seksualisht gratë siriane.

Sipas raportit të BBC, gratë siriane në shkëmbim të marrjeve të ndihmave, po shfrytëzohen seksualisht nga individë që po shpërndajnë ndihmat humanitare të OKB dhe të organizatave ndërkombëtare humanitare. Punonjësit e ekipeve emergjente besojnë se këta individë në shkëmbim të shfrytëzimit sesksual, po u japin ushqime dhe ndihma të tjera grave siriane. Pavarësisht paralajmërimeve të tre viteve të kaluara në lidhje abuzimet seksuale, një raport i ri tregon se kjo gjendje në jug të Sirisë po vazhdon akoma. Organizatat e lidhura me OKB dhe institucionet e tjera për ndihma humanitare kanë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë një gjë të tillë dhe nuk kanë qenë të informuara në lidhje me rastet e abuzimit seksual të organizatave bashkëpunëtore. Punonjësit e ndihmave humanitare besojnë se ky abuzim ka qenë i gjerë deri në atë masë saqë disa gra siriane nuk po pranojnë të shkojnë pranë qendrave që shpërndajnë ndihma humanitare, sepse ekziston mundësia që njerëzit të mendojnë se ato kanë pranuar të shfrytëzohen seksualisht në shkëmbim të marrjes së ndihmave ushqimore.

Tags