Myftiu i ISIS arrestohet në jug të Mosulit
Forcat irakiane njoftuan arrestimin e myftiut dhe një komandanti të grupit terrorist ISIS në Mosulin jugor.
Policia irakiane sot ka arrestuar myftiun e grupit terrorist ISIS dhe komandantin e këtij grupi terrorist në rajonin Kajar në jug të Mosulit. Mohamed Al Xhaburi, zëdhënës i policisë irakiane në Ninva, ka thënë se forcat e sigurisë irakiane të mbështetura edhe nga forcat e inteligjencës, ka arrestuar Idris Al Kajed Abu Marjam, komandant i grupit terrorist ISIS në rajonin Kajar dhe Salem Al Lahibi Abu Aeshae, myftiun e këtij grupi terrorist në fshatin Al Hud. Dy komandantë të ISIS janë përfshirë në prerjen e kokave të dhjetëra pjesëtarëve të sigurisë dhe civilëve të Irakut, si dhe prerjen e 200 duarve.