22 aktivistë të Bahrejnit dënohen me vdekje
Shkurt 27, 2018 16:43 Europe/Tirane
Një aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn deklaroi se regjimi Al Khalifa ka dënuar 22 aktivistë politikë me vdekje.
Presidenti i Forumit bahrejnas për të Drejtat e Njeriut, Jusuf Rabi, deklaroi se zyrtarët e Bahrejnit kanë dhënë dënime me vdekje për 22 të pandehur, gjashtë prej të cilëve i kanë humbur ankesat në Gjykatën e Apelit. Ai kërkoi nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe organet përkatëse të ushtrojnë presion ndaj regjimin të Manamas për dhënien fund të përdorimit të dënimit me vdekje kundër opozitarëve.
Tags