Vriten 156 terroristë në Idlib dhe Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70085-vriten_156_terroristë_në_idlib_dhe_alepo
I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se 156 terroristë u vranë në përleshjet midis grupeve terroriste në Idlib dhe Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2018 16:45 Europe/Tirane
  • Vriten 156 terroristë në Idlib dhe Alepo

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se 156 terroristë u vranë në përleshjet midis grupeve terroriste në Idlib dhe Alepo.

"Që nga fillimi i luftimeve më 20 shkurt 2018, janë vrarë të paktën 156 luftëtarë të grupeve terroriste në Idlib dhe Alepo, ku së paku 94 pjesëtarë të Tahrir al-Sham al-Hajat u vranë gjatë bombardimeve dhe përleshjeve kundër Lëvizjes Nuredin al-Zenki në zonat perëndimore të Alepos, dhe kundër grupeve Ahrar Al-Sham dhe Sukur Al-Sham në provincën Idlib, ndërsa nga ana e tre grupeve të fundit terroriste janë vrarë 62 luftëtarë”, raportoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut shtoi se gjatë kësaj periudhe, nga luftimet mes grupeve rivale  terroriste në rajonet Alepo dhe Idlib janë vrarë 14 civilë sirianë, duke përfshirë 6 fëmijë dhe 3 gra.