Evropa e interesuar për të njohur zyrtarisht Palestinën
Shkurt 28, 2018 06:50 Europe/Tirane
Ambasadori i Palestinës në BE , njoftoi se interesimi i vendeve evropiane për njohjen zyrtare të Palestinës është shtuar shumë.
Abdul’rahman Alfra, deklaroi se ministrat e jashtëm të BE janë duke ndjekur dosjen e Kodsit dhe zgjidhjen e çështjes me dy qeveri. Ambasadori i Palestinës në BE njoftoi se Izraeli vazhdon shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Sekretari i Ligës Arabe dhe 6 nga ministrat e jashtëm të Ligës Arabe, kanë marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE ku është diskutuar mbi rrugëzgjidhjen e dialogut mes Palestinës dhe Izraelit.
Tags