Që nga vendimi i Donald Trump janë martirizuar 35 palestinezë
Që nga vendimi i 6 dhjetorit 2017 i Donald Trump kundër Kodsit, janë martirizuar të paktën 35 palestinezë.
Agjencia palestineze e lajmeve njoftoi se në protestat dhe përleshjet mes palestinezëve dhe sionistëve që nga koha e shpalljes së vendimit të presidentit amerikan kundër Kodsit, janë martirizuar 35 palestinezë prej të cilëve 11 kanë qenë fëmijë të moshës nën 18 vjeç. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.