Vriten dhe plagosen 8 fëmijë nga avionët sauditë
Nga sulmet e fundit të avionëve sauditë në provincën Hadida në perëndim të Jemenit, 8 fëmijë jemenas janë vrarë dhe plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar fshatin Sad pjesë e zonës Begil në qytetin His të provincës Hadida. Në këtë sulm kanë humbur jetën 5 vajza të vogla dhe janë plagosur 3 të tjerë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.