Siria kritikon OKB për rezolutën mbi rajonin Gute Lindor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70177-siria_kritikon_okb_për_rezolutën_mbi_rajonin_gute_lindor
Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar KS të OKB për nxjerrjen e një rezolute mbi rajonin Gute Lindor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2018 06:07 Europe/Tirane
  • Siria kritikon OKB për rezolutën mbi rajonin Gute Lindor

Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar KS të OKB për nxjerrjen e një rezolute mbi rajonin Gute Lindor.

Bashar Xhaafari duke analizuar situatën në rajonin Gute Lindor, ka thënë: Grupet terroriste pengojnë civilët që të kalojnë nga korridoret e sigurta. Ata për çdo ditë sulmojnë zonat e banuara në kryeqytet dhe deri tani kanë vrarë dhe plagosur shumë civilë. Qeveria siriane me krijimin e korridoreve të sigurta është munduar të largojë civilët nga rajoni Gute Lindor. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB, deklaroi se të shtunën 3 kamionë me gaz kler janë futur nga Turqia në provincën Edlib dhe faktet tregojnë se terroristët më 13 mars kanë pasur një takim me organizatën për ndalimin e armëve kimike ku janë shprehur për përdorimin e gazrave helmues. KS i OKB ditën e martë miratoi një rezolutë për një armëpushim 30 ditor në Siri me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara, por me këmbënguljen e Rusisë grupet terroriste Al Kaida, Nusra dhe ISIS nuk janë përfshirë në këtë armëpushim. Rezoluta 2401 u miratua me votën e të gjithë anëtarëve të KS të OKB.