Shqyrtimi i blerjes së sistemit raketor S-400 nga Iraku
Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, deklaroi se çështja e blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia po shqyrtohet nga qeveria e Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, të mërkurën deklaroi se Iraku në kuadër të respektimit të zotimeve të tij rajonale dhe ndërkombëtare, synon të posedojë çfarëdo lloj armatimesh për të forcuar sigurinë dhe kapacitetin e forcave të armatosura të tij. Ai shtoi: "Akoma nuk është marrë vendim i prerë në lidhje me blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia, mirëpo autoritetet e larta irakaine janë duke shqyrtuar këtë çështje". Ndërkohë në lidhje me këtë çështje të Irakut ka reaguar Heather Nauert, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila të shtunën ka paralajmëruar qeverinë e Irakut për pasojat e blerjes së mundshme të sistemit raketor S-400 nga Rusia.