Kontingjenti i parë me ndihma humanitare arrin në Afrin të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70201-kontingjenti_i_parë_me_ndihma_humanitare_arrin_në_afrin_të_sirisë
Kontingjenti i parë me ndihma humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë sot ka arritur në Afrin në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2018 10:44 Europe/Tirane
  • Kontingjenti i parë me ndihma humanitare arrin në Afrin të Sirisë

Kontingjenti i parë me ndihma humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë sot ka arritur në Afrin në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Kurd Press njoftoi se kontingjenti i parë me ndihma humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë të enjten arriti në Siri në kohën kur para kësaj, Turqia ka penguar hyrjen e kontingjenteve të tjera me ndihma humanitare në këtë rajon. Ky kontingjent është përgatitur dhe mbikëqyrur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë dhe nga Kryqi Ndërkombëtar Humanitar dhe përbëhet nga 28 kamionë që transportojnë ndihma ushqimore, mjekësore dhe artikuj të tjerë emergjent me qëllim që të ndihmohen banorët e rajonit Afrin përball pasojave të agresionit ushtarak të Turqisë kundër këtij rajoni. Ndërkohë disa burime lokale kanë njoftuar se ushtria e Turqisë ka sulmuar kontingjentin e ndihmave humanitare në rajonin Mirmin i cili kishte destinacion rajonin Afrin.