SHBA posedon 20 baza ushtarake në Siri
(last modified Thu, 01 Mar 2018 19:24:34 GMT )
Mars 01, 2018 20:24 Europe/Tirane
  • SHBA posedon 20 baza ushtarake në Siri

Një zyrtar i lartë i sigurisë ruse tha se SHBA ka ngritur rreth 20 baza ushtarake në zonat e kontrolluara nga militantët kurdë në Sirinë veriore, duke shtuar se Uashingtoni duke u ofruar kurdëve armë të sofistikuara, "provokoi" Turqinë për të nisur një ofensivë në ato rajone.

Sipas mediave ruse, Aleksandar Venediktov, një zyrtar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha të enjten se vendosja e paqes në Sirinë e shkatërruar nga lufta po pengohet nga ndërhyrjet e jashtme, veçanërisht nga ndërhyrjet amerikane në konflikt. "Kthimi i paqes dhe stabilitetit në Siri është penguar nga ndërhyrjet e vazhdueshme të jashtme në krizën siriane. Për shembull, në territorin e kontrolluar nga njësitë e mbrojtjes së popullit të Kurdistanit, janë krijuar rreth 20 baza ushtarake amerikane", tha Venediktov. Më tej, ai shtoi: "Kurdët po pajisen me armatim të avancuar. Dërgesat e armëve moderne dhe inkurajimi i ndjenjave separatiste midis kurdëve në të vërtetë kanë provokuar Turqinë për kryerjen e operacionit ushtarak në rajonin verior të Sirisë, Afrin", tha zyrtari i lartë rus. Ndërkohë, sot, Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se durimi i tij ndaj sulmeve të militantëve në rajonin Ghuta Lindore të Sirisë nuk është pa limit, pasi grupet terroriste të pozicionuara në periferi të Damaskut vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin sirian.

 

Tags