Jemenasit i përgjigjen krimeve të sauditëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70267-jemenasit_i_përgjigjen_krimeve_të_sauditëve
Një automjet ushtarak u shkatërrua në operacionin e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër forcave ushtarake saudite në bazën Shabah në Xhizan, transmeton agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2018 18:38 Europe/Tirane
  • Jemenasit i përgjigjen krimeve të sauditëve

Një automjet ushtarak u shkatërrua në operacionin e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër forcave ushtarake saudite në bazën Shabah në Xhizan, transmeton agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik.

Gjithashtu, dy forca ushtarake saudite u vranë në sulmin e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në Xhizan, në perëndim të Arabisë Saudite. Ndërsa disa ditë më parë, pas sulmeve ajrore të avionëve sauditë në zonën Kahze në provincën Sade, janë martirizuar dhe plagosur disa persona. Krimet e regjimit saudit kundër popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm të Jemenit ende vazhdojnë.