Prania e më shumë se 11,000 trupave amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70299-prania_e_më_shumë_se_11_000_trupave_amerikane_në_irak
Një media arabe raportoi mbi praninë e më shumë se 11,000 trupave amerikane në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Prania e më shumë se 11,000 trupave amerikane në Irak

Një media arabe raportoi mbi praninë e më shumë se 11,000 trupave amerikane në Irak.

Sipas gazetës Al-Arabi al-Jadid, më shumë se 11,000 trupa amerikane janë të pranishme në perëndim, në veri dhe në qendër të Irakut. Këta janë në fakt këshilltarë, oficerë, trajnerë, si dhe punonjës të kompanive të sigurimit. Prandaj, pas forcave amerikane, në Irak janë vendosur edhe trupa britanike, australiane, belge, kanadeze, daneze, franceze, gjermane, italiane, holandeze, spanjolle dhe turke. Pentagoni kishte njoftuar më parë se numri i trupave amerikane në Irak nuk do të ishte më i lartë sa 8 mijë e 892. Parlamenti irakian i kërkoi qeverisë së Bagdadit të caktojë një afat kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga vendi. Komandanti i forcave Hashd Sha'bi të Irakut njoftoi për praninë e lirshëm të 3 mijë terroristëve të ISIS në rajonin Haxhin në afërsi të qytetit Al-Bukemal të Sirisë dhe 3 km larg rajonit Kaim në perëndim të provincës Anbar të Irakut, vend ky në të cilën janë dislokuar një numër i madh i forcave amerikane.