Në Ghutan Lindore arrin ndihmat humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70445-në_ghutan_lindore_arrin_ndihmat_humanitare
Kontingjenti i ndihmave humanitare të OKB të hënën ka arritur në rajonin Ghuta Lindore në periferi të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2018 09:11 Europe/Tirane
  • Në Ghutan Lindore arrin ndihmat humanitare

Kontingjenti i ndihmave humanitare të OKB të hënën ka arritur në rajonin Ghuta Lindore në periferi të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtare ka deklaruar se ky kontingjent përbëhet nga 46 kamionë që transportojnë artikuj të ndryshëm dhe të hënën nëpërmjet kampit Al-Vafidin, ka hyrë në rajonin Ghuta Lindore. Ky kontingjent përmban ndihma mjekësore, higjienike, miell dhe artikuj ushqimor për 27.500 banorë të këtij rajoni të cilët nuk lejohen nga terroristët që të largohen nga ky rajon. Ndihmat e dërguara më parë nga OKB, janë konfiskuar nga grupet terroriste dhe tani po shitën nga terroristët me çmim shumë të lartë ose po shfrytëzohen nga terroristët dhe familjet e tyre. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë ka arritur të çlirojë dhe të marrë nën kontroll zonat periferike të qytetit Muhamedije në thellësinë e territorit të rajonit Ghuta Lindore, ndërsa tani po përgatitet për ta sulmuar këtë qytet. Grupi i ashtuquajtur Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri të hënë gjithashtu ka raportuar se 320 ushtarakë të Turqisë dhe 295 pjesëtarë të forcave të mbrojtjes popullore të kurdëve janë vrarë gjatë operacioneve "Dega e Ullirit" të Turqisë kundër pjesëve veriore të territorit të Sirisë.