Damasku dënon veprimet e Britanisë në mbështetje të terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70501-damasku_dënon_veprimet_e_britanisë_në_mbështetje_të_terroristëve
Ministria e jashtme e Sirisë ditën e martë ka dënuar një rezolutë të propozuar nga Britania në këshillin e të drejtave të njeriut në OKB rreth rajonit Gute Lindor duke e quajtur atë mbështetje ndaj terroristëve dhe krimet që terroristët kryejnë ndaj popullatës civile në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2018 04:46 Europe/Tirane
  • Damasku dënon veprimet e Britanisë në mbështetje të terroristëve

Ministria e jashtme e Sirisë ditën e martë ka dënuar një rezolutë të propozuar nga Britania në këshillin e të drejtave të njeriut në OKB rreth rajonit Gute Lindor duke e quajtur atë mbështetje ndaj terroristëve dhe krimet që terroristët kryejnë ndaj popullatës civile në Siri.

Britania në kuadër të përpjekjeve të saj për të mbështetur terroristët ka propozuar një rezolutë në këshillin për të drejtat e njeriut në OKB ku ka kërkuar nisjen e hetimeve mbi situatën në rajonin Gute Lindor. Kjo rezolutë u miratua me këmbënguljen e Amerikës dhe Britanisë me 29 vota pro kundrejt 4 votave kundër dhe 14 votave abstenim. Ministria e jashtme e Sirisë njoftoi se Britania me këtë veprim edhe një herë ka shfrytëzuar OKB si mjet për interesat e saj dhe të grupit të vendeve armike të Sirisë. Rajoni Gute Lindor është një rajon strategjik në Lindje të Damaskut që mbahet i pushtuar nga grupet terroriste.