Zbulohen armatime amerikane në rajonin Gute Lindor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70587-zbulohen_armatime_amerikane_në_rajonin_gute_lindor
Ushtria e Sirisë dje ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armatimesh prodhim amerikan në rajonin Gute Lindor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2018 04:45 Europe/Tirane
  • Zbulohen armatime amerikane në rajonin Gute Lindor

Ushtria e Sirisë dje ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armatimesh prodhim amerikan në rajonin Gute Lindor.

Këto armatime janë zbuluar gjatë avancimit të ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor. Sipas burimeve të ushtrisë siriane, këto armatime ishin planifikuar të dërgoheshin nga një grup i panjohur për grupin terrorist fronti Nusra në rajonin Gute Lindor. Edhe më herët ushtria siriane ka zbuluar armatime prodhim amerikan dhe izraelit në rajone dhe zona të ndryshme të Sirisë. Forcat e ushtrisë siriane në përgjigje të sulmeve të grupit terrorist fronti Nusra kanë kryer një operacion në zonat Ein Terma dhe  Xhubar në rajonin Gute Lindor që ndodhet në lindje të Damaskut.  Ushtria siriane tashmë nga ngushtuar rrethimin e terroristëve të frontit Nusra në zonën Herasta. Në periferi të damaskut dhe pikërisht në rajonin Tebas, ushtria siriane ka thyer rrethimin e frontit Nusra pasi ka vrarë me dhjetëra terroristë. Shumica e terroristëve të vrarë ishin snapjerist që qëndronin në zonat malore. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.