Vriten disa mercenarë dhe ushtarakë sauditë në jug të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70693-vriten_disa_mercenarë_dhe_ushtarakë_sauditë_në_jug_të_arabisë_saudite
Snajperistët e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit, dje kanë vrarë të paktën 4 ushtarakë dhe mercenarë të Arabisë Saudite në rajonin Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë dhe ushtarakë sauditë në jug të Arabisë Saudite

Snajperistët e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit, dje kanë vrarë të paktën 4 ushtarakë dhe mercenarë të Arabisë Saudite në rajonin Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës fuqia e komiteteve popullore dhe të ushtrisë jemenas në luftën e tyre kundër agresorëve sauditë po shtohet nga dita në ditë. Ushtria e Arabisë Saudite në vazhdën e krimeve të saj në Jemen ka sulmuar me topa dhe predha qytezën Razeh në provincën Saade duke vrarë të paktën 1 grua dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme në një qendër mjekësore. Ndërsa avionët sauditë kanë sulmuar qytezat Mansureie dhe aeroportin ndërkombëtare Hadida. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.