Fati i panjohur i 11,000 irakianëve pas çlirimit të Mosulit
(last modified Mon, 12 Mar 2018 10:44:43 GMT )
Mars 12, 2018 11:44 Europe/Tirane
  • Fati i panjohur i 11,000 irakianëve pas çlirimit të Mosulit

Shefi i policisë irakiane tha se pavarësisht nga çlirimi i qytetit të Mosulit nga okupimi i grupit terrorist ISIS, fati i mijëra irakianëve në qytet nuk është i njohur.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Basem Ali Al Haxher, komandant i policisë në provincën Ninva në veri të Irakut, ka thënë: Terroristët e ISIS pas çlirimit të Mosulit, mbi 11 mijë civilë i kanë arrestuar dhe pavarësisht faktit se qeveria irakiane dhe forcat e sigurisë  pas çlirimit të Mosulit, kanë kërkuar të gjitha qendrat e terroristëve dhe kanë gjetur qindra kufoma, po akoma ka persona të pagjetur. Heidar Ebadi më 10 korrik 2017, njoftoi çlirimin e plotë të Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Një tjetër raport nga Iraku bën të ditur se, një delegacion nga qeveria federale irakiane i kryesuar nga Ali Alak, kreu i Bankës Qendrore të Irakut, hyri në Erbil për t'u konsultuar me zyrtarët e Rajonit të Kurdistanit. Është planifikuar që në këtë takim midis zyrtarëve të Bagdadit dhe Erbilit të diskutohet për çështjet financiare midis dy palëve. Nga ana tjetër, zëdhënësi i zyrës lokale të rajonit të Kurdistanit të Irakut ka njoftuar për zhvillimin e një bisede telefonike midis Nechirvan Barzanit, kryetarit të kësaj zyre dhe kryeministrit irakian Heidar Ebadi, ku temë e kësaj bisede ka qenë mosmarrëveshjet midis Bagdadit dhe Erbilit.