Martirizohen 19 palestinezë që nga vendimi i Trump mbi Kodsin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70917-martirizohen_19_palestinezë_që_nga_vendimi_i_trump_mbi_kodsin
Që nga vendimi i presidentit amerikan mbi Kodsin, në përleshjet e palestinezëve me forcat sioniste, janë martirizuar të paktën 19 palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 13, 2018 07:04 Europe/Tirane
  • Martirizohen 19 palestinezë që nga vendimi i Trump mbi Kodsin

Që nga vendimi i presidentit amerikan mbi Kodsin, në përleshjet e palestinezëve me forcat sioniste, janë martirizuar të paktën 19 palestinezë.

Sipas një njoftimi të ministrisë palestineze të shëndetësisë, që nga 6 dhjetori i vitit 2017 e deri tani, 3 prej personave që janë martirizuar kanë qenë fëmijë. Përveç kësaj 6,083 palestinezë mes tyre 238 fëmijë janë plagosur. Në këtë periudhë, 15 ambulanca janë sulmuar direkt me armë zjarri nga forcat sioniste. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.