UNICEF: 40% e viktimave të krizës në Siri janë fëmijë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70923-unicef_40_e_viktimave_të_krizës_në_siri_janë_fëmijë
Shefi i departamentit të Lindjes së Mesme në UNICEF ka deklaruar se 40% e viktimave të krizës në Siri, përbëhet nga fëmijët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • UNICEF: 40% e viktimave të krizës në Siri janë fëmijë

Shefi i departamentit të Lindjes së Mesme në UNICEF ka deklaruar se 40% e viktimave të krizës në Siri, përbëhet nga fëmijët.

Geert Cappelaere, paralajmëroi se fëmijët sirianë janë më të rrezikuar se kurrë më parë. UNICEF tha në një deklaratë se përleshjet e vazhdueshme në Siri në vitin 2018 kanë vrarë një numër të madh fëmijësh, ku në këtë mënyrë numri i viktimave është rritur me 50 për qind nga viti 2016. Megjithatë, viti 2018 ka filluar akoma më keq për fëmijët sirianë. Në lidhje me këtë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi gjithashtu vdekjen e më shumë se 200 fëmijëve në Guten lindore të Damaskut. Ndërkaq përveç vrasjeve të fundit në Guten Lindor, më shumë se 340,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në vitin 2011. Sipas Human Rights Watch, fëmijët me aftësi të kufizuara i nënshtrohen privimit dhe harresës nëse konflikti i Sirisë nuk përfundon. Në të njëjtën mënyrë, drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Geert Cappelaere, ka thënë: "Në kontekstin e konfliktit, fëmijët konsiderohen si më të prekshmit dhe meqenëse këto konflikte vazhdojnë, ata i ekspozohen një rreziku real të ekzekutimit dhe zhdukjes. Sipas kësaj agjencie, 3.3 milionë fëmijë në Siri janë gjithashtu në rrezik nga shpërthimi i eksplozivëve, duke përfshirë minat ose municionet e pashpërthyera. UNICEF gjithashtu tha se shumë objekte arsimore dhe mjekësore janë shkatërruar pas 175 sulmeve të ndodhura në vitin 2017.