Një numër i civileve largohet nga Ghuta Lindore
Një numër i konsiderueshëm i civilëve sirianë janë larguar nga Ghuta Lindore sot nëpërmjet korridorit "Al-Vafidin" në provincën Rif i Damaskut në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet siriane kanë deklaruar se shumica e personave që kanë kaluar nëpërmjet këtij korridori janë civilët të cilët nuk kanë gjendje të mirë shëndetësore. Grupet terroriste shumicën e civilëve në Ghuta Lindore po përdorin si mburojë njerëzore për ta mbrojtur veten. Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se dy grupe të civilëve janë larguar nda rajoni Ghuta Lindore që nga dita e djeshme deri më tani. 35 persona civilë në mesin e tyre 20 gra dhe fëmijë janë larguar nga ky rajon nëpërmjet korridorit Al-Vefadin. Vlen të theksohet se grupet terroriste nuk po lejojnë civilët të largohen nga ky rajon dhe po i përdorin ata si mburojë njerëzore.