Iraku i jep fund bllokadës ajrore ndaj Kurdistanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70981-iraku_i_jep_fund_bllokadës_ajrore_ndaj_kurdistanit
Iraku ka përfunduar një bllokadë ajrore thuajse gjashtëmujore të imponuar në Kurdistanin e tij, pasi shtatorin e kaluar rajoni gjysmë autonom ka mbajtur një referendum të diskutueshëm mbi shkëputjen nga Iraku.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2018 20:33 Europe/Tirane
  • Iraku i jep fund bllokadës ajrore ndaj Kurdistanit

Iraku ka përfunduar një bllokadë ajrore thuajse gjashtëmujore të imponuar në Kurdistanin e tij, pasi shtatorin e kaluar rajoni gjysmë autonom ka mbajtur një referendum të diskutueshëm mbi shkëputjen nga Iraku.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha të martën se aeroportet e Erbilit dhe Sulejmanies ishin "përsëri të hapura për fluturimet ndërkombëtare" pasi autoriteti federal u rivendos në këtë rajon. Tensionet u ndezën midis rajonit kurd dhe qeverisë qendrore në Bagdad pasi qeveria rajonale e Kurdistanit mbajti një plebishit shumë të diskutueshëm mbi shkëputjen nga Iraku më 25 shtator të vitit të kaluar. Referendumi u mbajt pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Bagdadi, bashkësia ndërkombëtare dhe vendet fqinje të Irakut, veçanërisht Turqia dhe Irani. Ai hapi një përçarje të vazhdueshme midis rajonit gjysmë autonom dhe qeverisë qendrore në Bagdad. Pas votimit provokues, Bagdadi vendosi një ndalim për fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në dhe nga rajoni kurd dhe kërkoi ndalimin e shitjeve të pavarura të naftës së tij të papërpunuar. Qeveria rajonale e Kurdistanit në atë kohë i përshkroi masa të tilla si "dënim kolektiv".