Ministri i brendshëm i Irakut takohet me Nechirvan Barzanin
Ministri i brendshëm i Irakut, Kasem Al Araxhi, i cili ka udhëtuar për në Erbil sot (e mërkurë), u takua me kreun e Rajonit të Kurdistanit Nerchirvan Barzani.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, të dy palët shqyrtuan mbi marrëdhëniet e fundit midis Bagdadit dhe Erbilit si dhe mbi heqjen e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare në aeroportet rajonale kurde. Ky veprim, përveç ndërtimit të besimit midis Bagdadit dhe Erbilit, do të çojë në hapa të tjerë, siç janë pagat e punëtorëve administrativë të Kurdistanit. Para këtij takimi, Kasem Al Araxhi, ministër i brendshëm i Irakut, sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kerim Senxhari, drejtor për çështje të brendshme të rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka thënë: Aeroportet e Erbilit dhe Sulejmanijes janë hapur për t’u realizuar fluturime ndërkombëtare.