Asad: Do të luftojmë intrigat perëndimore kundër unitetit të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71055-asad_do_të_luftojmë_intrigat_perëndimore_kundër_unitetit_të_sirisë
Presidenti sirian Bashar Asad ka premtuar të përballet plotësisht me "planet perëndimore" që synojnë unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit të tij të shkatërruar nga lufta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2018 16:36 Europe/Tirane
  • Asad: Do të luftojmë intrigat perëndimore kundër unitetit të Sirisë

Presidenti sirian Bashar Asad ka premtuar të përballet plotësisht me "planet perëndimore" që synojnë unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit të tij të shkatërruar nga lufta.

"Lufta jonë kundër terrorizmit nuk do të pushojë për sa kohë që ka mbetur edhe një terrorist i vetëm ", thuhet në një postim në llogarinë e të presidentit sirian në Telegram. Asad shtoi: "Ne do të vazhdojmë të përballemi me skenarët perëndimorë që synojnë unitetin dhe sovranitetin e vendit tonë". Më parë këtë muaj, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë në plan të "shkatërrojnë" Sirinë. "Informacioni që marrim nga një shumëllojshmëri burimesh tregon se një grup i ngushtë i formuar nga amerikanët për çështjet siriane po zhvillon plane për rrëzimin e shtetit sirian", u tha Lavrov gazetarëve gjatë një konference shtypi në Namibi më 5 mars.