Ankaraja: Nuk kemi ndërmend t'i kthejmë Afrinin qeverisë së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71099-ankaraja_nuk_kemi_ndërmend_t'i_kthejmë_afrinin_qeverisë_së_sirisë
Zëdhënësi i presidentit të Turqisë ka deklaruar se Turqia nuk synon t'i kthejë rajonin Afrinë qeverisë së Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 15, 2018 15:03 Europe/Tirane
  • Ankaraja: Nuk kemi ndërmend t'i kthejmë Afrinin qeverisë së Sirisë

Zëdhënësi i presidentit të Turqisë ka deklaruar se Turqia nuk synon t'i kthejë rajonin Afrinë qeverisë së Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bekr Buzdag, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, ka thënë se Turqia nuk do ta dorëzojë rajonin Afrinë te qeveria e Sirisë, por pas vendosjes së sigurisë në këtë rajon, do të shkojë pas rajoneve të tjera në Siri. Ai shtoi: "Ne po presim që Amerika të marrë hapa konkret në lidhje me rajonin Manbixh. Marrëveshja e Uashingtonit dhe Ankarasë rreth rajonit Manbixh ka qenë obligative dhe ajo nuk ndryshohet me ndryshimin e sekretarit amerikan të shtetit". Ushtria e Turqisë dy ditë më parë ka deklaruar se ka vendosur nën rrethim të plotë rajonin Afrin në Siri. Kjo është në kohën kur Damasku vazhdimisht e ka dënuar agresionin ushtarak të Turqisë ndaj territorit të Sirisë ndërsa Rusia të gjitha palët i ka ftuar të vetëpërmbahen dhe të respektojnë sovranitetin kombëtar të Sirisë.