Reuters: Shpërngulen me dhjetëra mijëra banorë nga qyteti Afrin
OKB në raportin e saj të fundit ka deklaruar se me dhjetëra mijëra banorë të qytetit Afrin janë larguar për shkak të sulmeve të ushtrisë turke.
Raporti thotë se nga rajoni Gute lindor gjithashtu janë larguar 12-16 mijë persona. Ndërsa agjencia Reuters e lajmeve thotë se brenda pak ditëve nga qyteti Afrin janë larguar të paktën 48 mijë persona. Gjithashtu dje agjencia Mejadin ka njoftuar se pas shtimit të sulmeve të ushtrisë turke në rajonin Afrin në veri të Sirisë, rreth 100 mijë banorë të këtij qyteti janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre. Ushtria turke ka nisur një ofensive të re kundër qytetit Afrinë ku ditët e fundit ka vrarë të paktë 7 dhe ka plagosur 20 persona. Që nga nisja e operacionit të ushtrisë turke kundër qytetit Afrin në Siri, të paktën 222 civilë kanë humbur jetën. Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, forcat turke dhe grupet terroriste që mbështesin ushtrinë turke në operacionin kundër qytetit Afrin, kanë shkelur rezolutën 2401 të KS të OKB dhe me armë të ndryshme kanë sulmuar fshatrat dhe qytetet e këtij rajoni në veri të Sirisë. Ndërkohë raportohet se qyteti Afrin po përballet me mungesë të theksuar ushqimesh dhe mjetesh të nevojshme në mjekësi dhe raste emergjente.