Arabia Saudite dhe emiratet dërgojnë armatime për ISIS dhe Al Kaida
Arabia Saudite dhe Emiratet kanë dërguar armatime për grupet terroriste ISIS dhe al-Kaida.
Sipas një njoftimi të agjencisë France 2, grupi terrorist ISIS është i pranishëm në një pjesë të qytetet Taiz në Jemen, rajon që kontrollohet nga Arabia saudite. Agjencia franceze në përgjigje të pyetjes se përse Arabia saudite ka mbyllur sytë përballë pranisë së ISIS dhe al-Kaidës në Jemen ka thënë: emiratet dhe Arabia saudite pretendojnë se luftojnë me grupin Houthi në Jemen. Mirëpo realiteti është se koalicioni saudit ka dërguar armatime të rënda dhe municione për elementët e ISIS dhe al-Kaidës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzisht të sëmurë nga kolera.