Kapet një nga krerët e ISIS në Irak
Mars 18, 2018 16:39 Europe/Tirane
Forcat irakiane kanë kapur një nga krerët e arratisur të ISIS, i cili mbante një post "të lartë" në radhët e grupit terrorist.
Duke raportuar të dielën , uebsajti i lajmeve Iraq News tha se kreu terrorist u kap në fshatin al-Shaikara, në veri të qytetit verior të Irakut, Mosuli, kryeqytet i Provincës Ninva. Kreu terrorist i arrestuar ka shërbyer si "shefi i policisë" i grupit ISIS për provincën Ninva. Sundimi territorial i ISIS në Irak përfundoi në dhjetor 2017, kur kryeministri Haider Abadi njoftoi një fitore përfundimtare kundër grupit takfirist ISIS. Që atëherë, ushtria irakiane dhe aleatët e saj po kryejnë operacione në mbarë vendin për të zbuluar mbetjet e grupit terrorist.
Tags