Princi saudit: Jam i pasur, nuk jam Gandi apo Mandela
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, ka refuzuar të zbulojë pasurinë e tij, duke thënë se kjo është një çështje private, pas raporteve të stilit të shfrenuar të jetesës së tij në një kohë që Arabia Saudite e pasur me naftë po ndërmerr masa shtrënguese ekonomike.
Gjatë intervistës së tij me një rrjet televiziv amerikan, që pasoi raportet se ai është pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në botë, bin Salman këmbënguli duke thënë: "Jeta ime personale është diçka që unë do të doja ta mbaj për vete". "Sa i përket shpenzimeve të mia private, unë jam një person i pasur dhe jo një person i varfër. Unë nuk jam Gandi apo Mandela, "tha ai në një intervistë me CBS të transmetuar të dielën. New York Times raportoi se princi i kurorës, i njohur me inicialet e tij si MbS, kohët e fundit bleu një jaht gjysmë miliardë dollarësh, së bashku me një kështjellë 450 milionë $ në Franca. Kjo ndodhi derisa ai organizoi një fushatë kundër korrupsionit duke arrestuar dhe burgosur princa, zyrtarë dhe biznesmenë sauditë. Bin Salman mbrojti si "të domosdoshme" fushatën që u pa si një spastrim kundër rivalëve përpara se princi kurorës të ngrihet në pushtet. "Ajo që bëmë në Arabinë Saudite ishte shumë e nevojshme. Të gjitha veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me ligjet ekzistuese dhe të publikuara, "tha ai. Ai vuri në dukje se ka marrë më shumë se "100 miliardë dollarë" nga të burgosurit. Bin Salman gjithashtu theksoi se e vetmja gjë që mund ta ndalojë atë të qeverisë mbretërinë për 50 vitet e ardhshme është vdekja. "Vetëm vdekja", theksoi Muhamed bin Salman.