Kreu i Al Kaidas sulmon idetë e tesavufit
Imen Dhavaheri, kreu i organizatës terroriste Al Kaida, të mërkurën në mëngjes me anë të një mesazhi, ka sulmuar grupin terrorist ISIS dhe gjithashtu idetë e tesavufit.
Faqja informative "Arabi 21" njoftoi se Imen Dhavahiri, kreu i organizatës terroriste Al Kaida, ka publikuar një mesazh të ri me titull "Azia Afrika, kufijtë jugorë të vendeve islame", ka thënë: "Personat të cilët kanë rol në tesavuf (misticizëm), deri në kohën kur prijësi i tyre të jetë i kënaqur me sunduesin, shumë lehtë pajtohen me qeverisjen e pushtetarëve të korruptuar". Dhavahiri në pjesën tjetër të këtij audio-mesazhi ka kërkuar nga myslimanët që të ndihmojnë vendet e Afrikës Lindore si Somalinë dhe Eritrenë që po vuajnë nga varfëria si pasojë e luftës. Ai edhe njëherë kujtoi sulmet e kryqtarëve nën udhëheqjen e Portugalisë kundër vendeve të Afrikës Lindore dhe sulmoi të gjithë sunduesit e vendeve islame duke përfshirë edhe pushtetarët e Egjiptit të cilët i konsideroi fajtorë për rënien e vendeve të Afrikës Lindore në duar të perëndimit. Ai në fund edhe njëherë sulmoi grupin terrorist ISIS dhe khalifatin e vetëshpallur të tij dhe nga të gjitha grupet terroriste në Siri dhe Irak kërkoi që t'i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre. Vlen të theksohet se Dhavahiri edhe 15 ditë më parë në një mesazh të tij kërkoi nga myslimanët e Marokut që të çohen në luftë kundër ushtarëve francezë të cilët janë dislokuar në brigjet e Afrikës.