Sionistët me sulmin e vitit 2007 kundër Sirisë, trimërohen përball Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71420-sionistët_me_sulmin_e_vitit_2007_kundër_sirisë_trimërohen_përball_iranit
Ushtria e regjimit sionist pasi në mënyrë zyrtare mori përgjegjësinë për sulmin e 10 viteve më parë kundër "centralit atomik" të Sirisë, autoritetet sioniste kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për tu trimëruar përball Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2018 08:24 Europe/Tirane
  • Sionistët me sulmin e vitit 2007 kundër Sirisë, trimërohen përball Iranit

Ushtria e regjimit sionist pasi në mënyrë zyrtare mori përgjegjësinë për sulmin e 10 viteve më parë kundër "centralit atomik" të Sirisë, autoritetet sioniste kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për tu trimëruar përball Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e regjimit sionist të mërkurën (sot) ka lëshuar një deklaratë në të cilën deklaroi se sulmi ajror i vitit 2007 kundër centralit atomik të Sirisë, ishte kryer nga autoritetet e Tel Avivit. Kjo deklaratë është publikuar pasi sot është shfuqizuar urdhri për heshtje informative në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu publikimi i kësaj deklarate është bërë në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, gjatë muajve të fundit po ushtron presion mbi Uashingtonin për veprime më të ashpra kundër Iranit në Siri. Sipas dokumenteve, fotografive dhe videove të publikuara rreth këtij operacioni, katër avionë luftarakë F-16 të forcave ajrore të regjimit sionist kanë sulmuar objektet e qendrës "Al-Khubr" në shkretëtirën e Dejr Al-Zur që ndodhet 480 km në thellësi të territorit të Sirisë. Gjuha e autoriteteve izraelite ka filluar të flasë më shumë pasi morën përgjegjësinë për këtë sulm kundër Sirisë dhe secili nga autoritetet izraelite me anë të deklaratave të ndara, këtë sulm të vjetër e kanë cilësuar si paralajmërim dhe kërcënim kundër Iranit. Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, duke vlerësuar pozitivisht shkatërrimin e objekteve atomike të Sirisë, pretendoi: "Motivet e armiqve tanë janë shtuar gjatë viteve të fundit, mirëpo është shtuar edhe aftësia e ushtrisë së Izraelit, paramendoni çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të sulmonim. Atëherë do të përballeshim me një Siri poseduese të armëve bërthamore!". Gadi Aizengun, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Izraelit, duke thënë se ky sulm ishte një "mesazh për armiqtë e Izraelit", ka thënë: "Ky sulm ka eliminuar një kërcënim të madh kundër Izraelit... . Ky ishte mesazhi ynë në vitin 2007 dhe deri më tani ky është mesazhi ynë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Ky ishte sulmi më i rëndësishëm i Izraelit në territorin e Sirisë që nga lufta 6 ditore... Izraeli nuk lejon të krijohen kapacitete të cilat konsiderohen kërcënim për ekzistencën e tij".  Isarel Kats, ministri i inteligjencës së regjimit sionist, në një deklaratë më të qartë, ka kërcënuar se sulmi i vitit 2007 kundër centralit atomik të Sirisë, është paralajmërim për Iranin dhe ky veprim tregon se Izraeli nuk lejon që vendet si Irani dhe Siria të posedojnë armë bërthamore". Omeir Paretz, ish-ministri i luftës së regjimit sionist në atë kohë, gjithashtu duke u krenuar me veprimet përgatitore në fushën diplomatike dhe të sigurisë para kryerjes së këtij sulmi, ka paralajmëruar se Izraeli nuk hesht përball kërcënimeve ndaj ekzistencës së tij dhe merr veprime konkrete. Moshe Yalon, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, theksoi: "Në kohën kur Izraeli thotë se nuk lejon që vendet armike të posedojnë armë bërthamore, Irani duhet ta kujtojë sulmin e vitit 2007 kundër centralit atomik të Sirisë. Arsye për të cilën Iraku, Siria dhe Irani po bëjnë përpjekje për të arritur në armët bërthamore, është të avancojnë dhe të kalojnë superioritetin ushtarak dhe teknologjik të ushtrisë së Izraelit". Naftali Bennett, ministri i arsimit i regjimit sionist, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Nëse dikush vije pranë jush që t'iu vrasë, ju vriteni atë më shpejtë". Vlen të theksohet se autoritetet e regjimit sionistë po kërcënojnë Republikën Islamike të Iranit me sulmin e vitit 2007 kundër Sirisë në kohën kur akoma nuk është harruar disfata poshtëruese e ushtrisë së regjimit sionist e armatosur deri në dhëmbë në luftën 33 ditore përball Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah).