Esma Asad takohet me femrat ushtarake të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71490-esma_asad_takohet_me_femrat_ushtarake_të_sirisë
Esma Asad, bashkëshortja e Bashar Asad, është takuar me femrat ushtarake që po shërbejnë në betejat e rajonit Ghuta Lindore të Sirisë.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2018 08:33 Europe/Tirane
  • Esma Asad takohet me femrat ushtarake të Sirisë

Esma Asad, bashkëshortja e Bashar Asad, është takuar me femrat ushtarake që po shërbejnë në betejat e rajonit Ghuta Lindore të Sirisë.  

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Esma Asad në këtë takim ka deklaruar se në kohën e luftës kur secila prej jush është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë për mbrojtjen e vendit tuaj, kjo do të thotë një fitore e madhe dhe e re që tregon fillimin e një periudhe të re. Ajo gjatë takimit me disa femra ushtarake dhe me disa nëna me rastin e festës së nënës, ka deklaruar: "Kjo fitore e re jo vetëm që ka ndryshuar procesin e luftës në disa rajone, por ka ndryshuar edhe konceptet të cilat kanë sunduar për vite të tëra në shoqëri. Femrat të cilat po luftojnë në betejat e luftës, janë më të fuqishme se sa shumë burra që kanë ikur nga fushëbetejat e luftës".