Përrallat e Adel Xhubair kundër Iranit
(last modified Fri, 23 Mar 2018 07:08:02 GMT )
Mars 23, 2018 08:08 Europe/Tirane
  • Përrallat e Adel Xhubair kundër Iranit

Ditën e enjte Adel Xhubair edhe një herë ka përsëritur pretendimet e tij kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në një fjalim të mbajtur në institutin Brookings, ministri I jashtëm I Arabisë Saudite duke ndjekur rrugën e Donald Trump dhe të Beniamin Netanjahu kryeministrit të regjimit sionist, edhe një herë ka akuzuar Iranin, që është një vend kyç në luftën kundër terrorizmit në rajon, për mbështetjen e terrorizmit dhe pretendoi se Irani është një problem i madh për rajonin. Irani për të luftuar grupet terroriste në Irak dhe në Siri, me kërkesë zyrtare të këtyre vendeve ka dhënë ndihmë konsultative, mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk pranohet nga Donald Trump, Netanjahu dhe nga autoritetet saudite. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite gjithashtu është shprehur për marrëveshjen bërthamore duke thënë se marrëveshja mes Iranit dhe grupit 5+1 duhet të ndryshohet. Netanjahu dhe Trump gjithashtu kërkojnë ndryshime në këtë marrëveshje dhe theksojnë anulimin e saj nëse këto ndryshime nuk bëhen. Mirëpo Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane shumë herë ka mbështetur marrëveshjen bërthamore e cila është një marrëveshje ndërkombëtare dhe jo dypalëshe dhe për këtë ajo nuk mund të ndryshohet. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016 por që është shkelur nga pala amerikane.

Tags