Regjimi Al Khalifa arreston 29 qytetarë bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71614-regjimi_al_khalifa_arreston_29_qytetarë_bahrejnas
Forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa kanë bastisur disa shtëpi në rajonin e rrethuar Doraz ku ndodhet rezidenca e Shejkh Isa Kasem, liderit shiit të Bahrejnit dhe kanë arrestuar 13 persona në mesin e tyre edhe disa fëmijë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 23, 2018 17:10 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa arreston 29 qytetarë bahrejnas

Forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa kanë bastisur disa shtëpi në rajonin e rrethuar Doraz ku ndodhet rezidenca e Shejkh Isa Kasem, liderit shiit të Bahrejnit dhe kanë arrestuar 13 persona në mesin e tyre edhe disa fëmijë.

Agjencia e lajmeve Lu’lu’ njoftoi se forcat e regjimit Al Khalifa gjithashtu kanë kryer bastisje në rajonin Barbar dhe gjatë bastisjes së shtëpive të këtij rajoni kanë arrestuar pesë persona në mesin e tyre edhe një fëmijë. Forcat mercenare të regjimit Al Khalifa sot në mëngjes kanë kryer bastisje edhe në rajonin Al-Kure dhe kanë arrestuar një person. Haxher Mansur Hasan, aktivist i dalluar opozitar i regjimit Al Khalifa të Bahrejnit ka hyrë për të dytën herë në grevë urie dhe ditën e kaluar është shtruar në spital për shkak të gjendje së keqe shëndetësore.